UBT News

Rilind Nimani i qëndron besnik Trepçës’89 edhe për dy vite

Klubi futbollistik KF Trepça’89, njoftoi se e vazhdoi bashkëpunimin me mesfushorin defanziv, Rilind Nimani edhe për dy sezone tjera.

Nimani ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar shtatë herë për skuadrën e tij në sezonin e kaluar, duke qenë njëri nga lojtarët kyç të mitrovicasëve. Gjithashtu ai ishte meritor i madh për rikthimin e ’89 në ligën elitare të futbollit kosovar. /UBTNews/

Exit mobile version