Drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, dhe kreu i Shërbimit Shtetëror Arkivor të Ukrainës, Anatolii Khromov, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi që parashikon kthimin në atdhe të dokumenteve mbi veprimtarinë e rilindasve shqiptarë në Odesë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bido theksoi se kjo marrëveshje dypalëshe do të mundësojë bashkëpunimin e arkivave përmes ekspozitave të përbashkëta, pjesëmarrjes në konferenca shkencore dhe profesionale, si edhe botimin e koleksioneve të përbashkëta të dokumenteve, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.
Arkivi Qendror i Shtetit po bën një punë intensive për të pasuruar fondet e tij me dokumente origjinale nga arkiva të ndryshme në botë, duke i vënë këto në dispozicion të studiuesve të historisë dhe të tjerëve të interesuar./UBTNews/