James Rodriguez është afër rikthimit në La Liga, kësaj radhe me një aventurë të re në Madrid. Sipas raportimeve të “Marca”, ish-ylli kolumbian i Realit ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll për të diskutuar një transferim te Rayo Vallecano.
Palët janë në bisedime për të finalizuar marrëveshjen, dhe duket se gjërat po ecin në rrugën e duhur për një transferim të suksesshëm. Rodriguez, i cili i dha fund aventurës së tij në Brazil, pritet të nënshkruajë si lojtar i lirë me Rayo Vallecanon.
Nëse marrëveshja përfundon, kolumbiani do të bashkohet me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili aktualisht është pjesë e ekipit madrilen. Ky rikthim në Madrid është i veçantë për Rodriguez, i cili u transferua te Reali 10 vjet më parë pas një performancë të shkëlqyer në Kupën e Botës dhe fitoi dy Champions League me “Los Blancos”.
Me këtë transferim të mundshëm, Rodriguez ka mundësinë të rikthehet në skenën e La Liga-s dhe të kontribuojë në sukseset e ardhshme të Rayo Vallecanon./UBTNews/