“Avatar” dhe “Babylon”, janë vetëm 2 filmat e para të një zhanri të ri filmash spektakolarë, të projektuar mbi të gjitha për t’u parë në kinema. Megjithatë tani i takon publikut që të kthehet dhe mbushë sallat.
Aktualisht ka një kategori të re filmash që janë “më të mëdhenj se ekrani”. Dhe kjo në çdo kuptim: nga konceptimi dhe deri tek realizimi i asaj shfaqje të madhe që mund të jetë tërheqëse edhe nëse shihet sërish edhe pse jo domosdoshmërisht në kinema.
Siç ndodh shpeshherë, dy filmat e parë në kuadër të kësaj përpjekje të re për të rikthyer njerëzit në kinematë e mbarë botës pas kufizimeve të pandemisë vijnë nga Hollywood, kryeqyteti i industrisë audiovizive amerikane dhe botërore, që ka shumë nevojë për të ardhurat nga kinematë. Dhe jo vetëm ato amerikane.
Kjo gjë duhet kuptuar edhe në Itali: gjithçka që prodhohet për kinemanë duhet të ketë përmbajtje gjithnjë e më të jashtëzakonshme kinematografike. Mbi të gjitha spektakolaritetdhe përfshirje emocionale. Çdo film që nuk respekton plotësisht të paktën këto dy parametra duhet të destinohet për televizionin, ashtu siç edhe ka ndodhur në fakt gjatë 3 viteve të fundit.
Njerëz që bisedojnë në një dhomë, një makinë që vjen apo një histori në një plazh, në TV; Avtar dhe Babylon, që kanë dalë prej disa ditësh edhe në kinematë italiane, dhe më pas edhe në TV. Një film shumë i ndryshëm për nga përmbajtja, Avatar ka një skenar të shkruar në anën e pasme të një pulle postare, por është shumë i pasur me efekte dixhitale.
Ndërsa Babylon, nga regjisori fituesi i çmimit Oscar, Damien Chazelle, është i tejmbushur me përmbajtje dhe nivele letrare emocionuese. Gjithsesi që të dy i përkasin kategorisë së filmave të krijuar enkas për të mbushur sërish kinematë.
Sepse tallen me vetë idenë për t’u parë në TV, të paktën herën e parë. “Babylon” është një kryevepër për cilindo që e do kinemanë, jo si një fans i zjarrtë i kinemasë, por edhe si një spektator i dashuruar pas filmave dhe historisë së tyre, madje edhe thashethemeve mbi to.
Vetëm sa për të dhënë një ide mbi madhështinë që dominon në të gjithë filmin: imazhi i parë i Babilonisë është ai i një elefanti gjigant, që nga shkretëtira e Kalifornisë, duhet të arrijë një majë shkëmbore në të cilën ndodhet kështjella e një producenti hollivudian, në mënyrë që të bëhet një nga atraksionet më të çmendura të festës së madhe që do të fillojë.
Jemi në vitin 1926 dhe për Hollywood-in ishte gati të niste sezoni i jashtëzakonshëm, megjithëse i dhimbshëm, i kalimit nga filmi pa zë në atë më zë. Shumë yje, që dikur nuk kishin nevojë të flisnin, i nënshtrohen nevojës për të shqiptuar dhe recituar vargjet që më parë, në filmat e vjetër pa zë, ishin shkruar në tabela. Para së gjithash, Jack Conrad, i luajtur nga një Brad Pitt në formën e tij më të mirë në rolin e një miksimi yjesh të kohës (nga RonaldColman te John Gilbert). Të vdekur dhe të plagosur.
Në Hollywood ka përfunduar njëherë e përgjithmonë Epoka e Pionierëve dhe ka nisur Epoka e Artë e përqendruar në një sistem të ri yjesh të kinemasë. Ndër “yjet” e parë që u rrëzuan gjatë kalimit nga filmi pa zë në atë më zë ishte Greta Garbo e vërtetë, e cila dështoi në provën e zërit të saj, pavarësisht se deri atëherë ishte “Hyjnorja” kryesore.
Për ta ngushëlluar veten, Holliwood u bë rreth vitit 1927 (viti zyrtar i lindjes së filmit me zë me filmin “Këngëtarja e xhazit” nga Al Jolson), kryeqyteti i veseve më ekstreme, i figurave më të errëta, ku debatohet edhe për personazhin që luan së fundmi aktorja Margot Robbie, në një rol pretendues për çmimin Oscar. Pra po rikthehen filmat që duhet të shihen ekskluzivisht në kinema: tani është publiku ai që duhet të rikthehet atje për t’i parë. / Total TV – Bota.al