Beyoncé është rikthyer në skenë për performancën e saj të parë live në pesë vjet – por jo të gjithë janë të emocionuar!
Mega ylli amerikan ishte titullare e koncertit privat në Dubai për të shënuar hapjen e hotelit luksoz Atlantis The Royal, përcjell UBT News.
Pavarësisht politikës së rreptë për të mos përdorur telefona në koncertin ekskluziv, pamjet e koncertit të këngëtares vërshuan internetin.
Shumë fansa u emocionuan kur panë rikthimin e Queen B, por të tjerët nuk ishin të lumtur sepse Dubai ka ligje të rrepta kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini.
Renaissance, albumi i saj i fundit, është lavdëruar për frymëzim nga ikonat LGBT.
Kështu që disa fansa nuk iu gëzuan faktit që këngëtarja u rikthye në skenë në një komb që nuk i njeh të drejtat LGBT.
Dubai është pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), një vend i Lindjes së Mesme i përbërë nga shtatë rajone që ndjekin ligje strikte dhe kanë rregulla kundër homoseksualitetit.
Katari aty pranë, i cili priti Kupën e Botës 2022, ka rregulla të ngjashme. Vendi u kritikua për qëndrimin e tij ndaj personave LGBT, historikun e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e punëtorëve migrantë.
Megjithatë, jo të gjithë fansat kanë qenë kritikë – disa kanë thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet përreth nuk janë të vetmet në qëndrimin e tyre ndaj të drejtave LGBT dhe nuk duhet të veçohen.
Të tjerë kanë vënë në dukje dallime, të tilla si Beyonce që paguhej nga një biznes privat për një ngjarje, ndërsa Beckham u pagua nga qeveria për të promovuar në mënyrë aktive vendin./UBTNews/