Mirlind Daku ka nisur sezonin e ri në Rusi me një paraqitje të shkëlqyer. Futbollisti nga Kosova shkëlqeu në debutimin e tij në elitën e futbollit rus.
Në një takim të vështirë për Rubin Kazani, që luante si mysafir kundër Pari NN, Daku ishte protagonisti kryesor.
Ai shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren e ekipit të tij 4-2.
Për paraqitjen e tij të shkëlqyer në fushë, Daku u shpërblye me çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”.
Rubin Kazani filloi kështu sezonin me një fitore të fortë, dhe kontributi i Dakut ishte vendimtar për suksesin e tyre në hapjen e sezonit të ri./UBTNews/