Superliga e Kosovës rikthehet sot me një ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 28-të. Arbëria pret në stadiumin “Sami Kelmendi” skuadrën e Trepçës ’89.
Pas 27-të ndeshjeve, Arbëria gjendet në pozitën e parafundit në tabelë, respektivisht në të nëntën, me shtatë fitore, gjashtë barazime dhe 14-të humbje, duke arkëtuar vetëm 27 pikë.
Në anën tjetër, Trepça ’89 pas 27 xhirosh ka regjistruar nëntë fitore, pesë barazime dhe 13 humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e shtatë, me gjithsej 32 pikë.
15:00 Arbëria – Trepça ’89 (Stadiumi “Sami Kelmendi”)