UBT News

Rikthehet në Twitter, Kanye pretendon se ishte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar

Kanye West, i cili u diagnostikua me çrregullim bipolar në vitin 2016, tani po pretendon se ai ishte diagnostikuar në mënyrë jokorrekte.

Pas kthimit të tij në Twitter pasi më parë ishte ndaluar nga platforma për shkak të komenteve antisemite, reperi filloi rutinën e tij të zakonshme duke kritikuar të afërmit e tij ndërsa ndante shkëmbime personale të mesazheve të enjten mbrëma.

Këtë herë, ai publikoi mesazhe kundër ish-trajnerit të tij personal, Harley Pasternak, i cili është hebre.

“Ajo që duhet të jetë e qartë deri tani është se unë jam rritur për të mbrojtur të vërtetën time pavarësisht nga pasojat”, shkroi reperi në Twitter së bashku me një pamje të bisedës së tij të supozuar me trajnerin.

“Kështu që unë do ta them këtë përsëri se u diagnostikova gabimisht dhe pothuajse droguan mendjen time për të më bërë një personazh të mirë-menaxhueshëm”.

Më pas, ai publikoi mesazhet e supozuara.

Në mesazhet e shpërndara, Pasternak i kërkoi West që të kishin një “bisedë të mirë, të hapur” të bazuar në “fakte”. Ai gjithashtu i kërkoi ish-mikut të tij që të përmbahej nga “shakatë” ose “gjëra të çmendura”.

Megjithatë, mesazhi i radhës ndryshoi dukshëm tonin pasi ai në dukje kërcënoi se do ta kthente West, 45 vjeç, në një institucion kujdesi.

“Opsioni i dytë, të vendosë në institucion sërish ku të mjekojnë tejet shumë dhe ti kthehesh në Zombieland përgjithmonë. Takimet për të luajtur me fëmijët nuk do të jenë të njëjta”.

Pasternak dyshohet se ishte personi që thirri policinë për West kur reperi u shtrua në spital për sjelljen e tij “të çrregullt” në vitin 2016./UBTNews/

Exit mobile version