UBT News

Rikthehet në skenë festivali “Coachella” në Kaliforni

INDIO, CA - APRIL 23: Porter Robinson & Madeon perform on the Coachella Stage during day 3 of the 2017 Coachella Valley Music & Arts Festival (Weekend 2) at the Empire Polo Club on April 23, 2017 in Indio, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for Coachella)

Festivali dedikuar muzikës e artit “Coachella” në Kaliforni po rikthehet. Kjo ngjarje dyjavore ka dy vite që nuk u organizua për shkak të pandemisë së COVID-19. Festivali do të fillojë më 15 prill 2022.

Festivalin “Coachella” e themeluan Paul Tollett e Rick Van Santen në vitin 1999. Gjatë tij interpretojnë artistë të zhanreve të ndryshme të muzikës, si rok, pop, hip hop, electronic dance. Atje po ashtu bëhen prezantime të krijimeve artistike, si instalacioneve të ndryshme e skulpturave.

Origjina e festivalit “Coachella” rrjedh prej vitit 1993, kur bendi Pearl Jam interpretoi në Empire Polo Club. Kjo çoi në inaugurim të festivalit “Coachella”, që në vitin 1999 mbajt për dy ditë.

Gjatë festivalit “Coachella” interpretojnë artistë të njohur, por ka edhe nga ata që janë më pak të njohur. Ai u bë njëri prej festivaleve më të mëdhenj dhe më profitabil në SHBA e botë.

Gjatë viteve 2013 e 2017, kjo ngjarje theu rekordin për pjesëmarrje. Vetëm në vitin 2017, atë e ndoqën 250,000 persona, ndërkaq përfitimet nga ai arritën shumën 114.6 milionë dollarë.

Edhe në ngjarjen e sivjetme do të interpretojnë një radhë këngëtarësh të njohur.

Exit mobile version