Bundesliga gjermane rikthehet sot me një derbi tejet interesant në kuadër të xhiros së 15-të. Borussia Monchengladbach pret në shtëpi gjigantin dhe kampionin gjerman Bayern Munich.
Pas 14 xhirosh, Bayern kryeson tabelën, respektivisht gjendet në pozitën e parë, ku ka regjistruar deri tani 10 fitore, tre barazime dhe një humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 33 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Monchengladbach, e filluan këtë stinor në mënyrë të mirë, por tani forma momentale e tyre është vazhdimisht në rënie. Pas 14 ndeshjeve, ata gjenden në pozitën e shtatë me gjithsej 21 pikë, ku kanë pesë fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje.
Të dy skuadrat pritet të hynë në këtë përballje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.
Borussia Monchengladbach (4-2-3-1): Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Wendt; Kramer, Neuhas; Plea, Stindl, Hofmann; Embolo
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Goretzka, Kimmich; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski
20:30 Borussia Monchengladbach (7) – Bayern Munich (1) (Stadiumi BORUSSIA-PARK)