Cristiano Ronaldo është rikthyer me ekipin e parë të Manchester United pasi ai u përjashtua nga skuadra për ndeshjen kundër Chelseat për shkak se nuk zbatoi urdhrat e trajnerit Eric Ten Hag për t’u inkuadruar në minutat e fundit të një ndeshje paraprake.
Sot Ronaldo është rikthyer në stërvitje me skuadrën e parë në përgatitje për ndeshjen e së enjtes kundër Sheriffit.
Erik ten Hag dhe Ronaldo kanë qenë në dialog të vazhdueshëm dhe portugezi tani është përfshirë në grup për ndeshjen e ardhshme.