UBT News

Rikthehet Albi Mall Superliga, dy përballje të zjarrta në orar

Albi Mall Superliga e Kosovës, sot (e shtunë) rikthehet në aksion pas ndeshjeve të kombëtareve që u zhvilluan gjatë muajit mars.

Do të jetë një javë fantastike futbollistike me ndeshje të jashtëzakonshme që janë në program për t’u zhvilluar.

Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar pritet të jetë në Lipjan, ku skuadra e Prishtinës e pret liderin dhe kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin, në stadiumin “Sami Kelmendi”. Therandasve iu duhet një fitore patjetër për të ruajtur pozitën e parë në renditje.

Kurse në ndeshjen tjetër Drita udhëton në Malishevë, ku do të ketë një përballje mjaft të vështirë ndaj malishevasve, të cilët në ndeshjet si vendas nuk kanë humbur që nga 24 nëntori i vitit 2023, ku mundej nga Ballkani me rezultat 0-2.

Ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00./UBTNews/

Exit mobile version