UBT News

Rikthehen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, dy ndeshje në orar

Sot (e martë) në orar për t’u zhvilluar janë dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjeve të para tani ka ardhur momenti që skuadrat ta sigurojnë një biletë për në fazën tjeter, çerekfinale.

Bayern Munchen pret në “Allianz Arena” skuadren e Maurizio Sarrit, Lazio-n. Italianët në ndeshjen e parë e cila u luajt në ‘Olimpico” triumfuan me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Ciro Immobile. Teksa, skuadra e Thomas Tuchel, kërkon përmbysjen dhe kalimin në fazën tjetër.

Ndërsa Paris Saint-Germain është me një këmbë në raundin tjetër. Parisienët triumfuan me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë si vendas, gjë që e bënë shumë më të lehtë kalimin e francezëve në fazen tjetër.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00./UBTNews/

Exit mobile version