UBT News

Rihapet për vizitorët gjiri më i njohur në Tajlandë

Në Tajlandë u rihap një prej atraksioneve më të famshme të vendit. Maya Bay, një liman i bukur, që u bë i famshëm nga filmi i vitit 2000, “The Beach”, ku shkëlqente Leonardo DiCaprio – po mirëpret turistët që nga 1 janari i këtij viti, pas më shumë se tri vitesh.

Ky vend i bukur ka qenë i mbyllur për turistët që nga qershori i vitit 2018 për shkak të një programi që synonte ringjalljen e koraleve të shkatërruara të këtij vendi të famshëm.

Ky atraksion u bë i famshëm dy dekadat e fundit falë suksesit global të filmit “The Beach”, i cili u xhirua pjesërisht këtu.

Rihapja vjen me disa paralajmërime. Varkat nuk mund të hyjnë në gjirin e famshëm. Shoferët duhet të zbresin pasagjerët në një skelë të vendosur në fund të ishullit, larg nga limani i famshëm./UBTNews

Exit mobile version