Teatri Kombëtar Akademik i Operas dhe Baletit në Odesa u rihap të premten për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, duke sfiduar muajt e tëra ankthi dhe bombardimesh vdekjeprurëse.
“Më vjen shumë mirë që ne vazhdojmë të hapim teatrot tanë në kohë lufte. Kultura jonë është fronti ynë i dytë. Është arma jonë, e cila duhet të punojë edhe në kohë të tilla të vështira”, tha ministri i Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, Oleksandr Tkachenko.
Koncerti i parë filloi me një performancë solemne të Himnit Kombëtar të Ukrainës.
Shfaqjet në Odesa Opera do t’i kushtohen Forcave të Armatosura të Ukrainës, sepse falë tyre publiku ishte “në gjendje të shkonte në teatër dhe artistët mund të ndajnë krijimtarinë e tyre”, tha shtëpia e operës./UBTNews/