Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna është shpallur heroinë kombëtare e Barbadosit, vendit të saj të lindjes, pasi Barbadosi u bë republika më e re në botë.
Barbadosi e ka hequr zyrtarisht Mbretëreshën nga pozita e udhëheqëses së shtetit dhe është bërë republikë, 396 vjet pasi u bë pjesë e Perandorisë Britanike dhe 55 vjet pasi fitoi pavarësinë nga Britania.
Rihanna, e cila u lind në Bridgetown, Barbados, u nderua në prani të Princit Charles, kryeministres së Barbadosit, Mia Motley dhe presidentes së re, Dame Sandra Mason.
Duke iu drejtuar tubimit, kryeministrja Motley tha: “Në emër të një kombi mirënjohës, të një populli edhe më krenar, ne ju prezantojme, pra, të emëruaren për heroinë kombëtare të Barbadosit, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty, vazhdoni të shkëlqeni si diamant”./UBTNews