Rihanna dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky nuk kanë plane për të rritur djalin e tyre në Shtetet e Bashkuara. Në vend të kësaj ata kanë zgjedhur ta rrisin atë në vendlindjen e Rihannës, Barbados.
Por A$AP Rocky nuk është i huaj për Karaibet. Ai mund të jetë rritur në Harlem të Nju Jorkut por megjithatë është me prejardhje barbadiane.
Prindërit e rinj, të cilët mirëpritën djalin e tyre të porsalindur më 13 maj, po planifikojnë të kthehen në Los Anxhelos për disa muaj përpara se të kthehen përsëri në Karaibe.
Burime të njohura me vendimin e çiftit i thanë gazetës Mirror se Rihanna po zgjedh të rrisë djalin e saj në Barbados, sepse i pëlqente të rritej atje.
“Ajo dëshiron t’i japë fëmijës së saj të njëjtën përvojë që kishte … larg botës së showbiznesit”, tha burimi. “Edhe familja e saj edhe e reperit janë në Barbados, kështu që çifti po planifikon të transferohet atje pas disa muajsh”.
Rihanna u rrit në kryeqytetin e Barbados, Bridgetown. Në vitin 2013, ajo thuhet se bleu një shtëpi prej më shumë se 17 milionë dollarësh.
Në vitin 2021, gjatë ceremonisë dhe festimit të kombit të ishullit për pavarësinë e tij të re nga sundimi britanik, presidentja e sapozgjedhur Dame Sandra Mason i dha Rihannës titullin Heroinë Kombëtare e Barbadosit./UBTNews/