UBT News

Rihanna përkrah të dashurit të ri

Lidhja tyre sapo u konfirmua ditë më parë. Rihanna dhe A$AP Rocky duket se po e shijojnë romancën e tyre të re, pasi janë parë duke shëtitur krah për krah rreth qytetit të New York-ut të mërkurën.

Të dy mbanin maska për t’u mbrojtur nga COVID-19. Sipas burimeve, Rihanna dhe reperi i njohur janë në fillim të lidhjes së tyre.

Mediat e huaja thonë se konfirmimi i lidhjes së tyre erdhi pasi ata u panë duke shijuar një darkë me miqtë në Beatrice Inn të New Yorkut të shtunën./UBTNews

Exit mobile version