UBT News

Rihanna ngjall shpresat se po rikthehet në muzikë pasi shihet në një studio regjistrimi

Fansat e Rihannës “kanë shpërthyer” rrjetin ditëve të fundit për shkak të disa fotografive të paparacëve që shihnin këngëtaren duke hyrë një studio regjistrimi, në të cilën ajo u kthye disa herë brenda ditës me A$AP Rocky-n.

Menjëherë, fansat filluan fushatën #RihannaIsComing.

Megjithatë, Rihanna është parë disa herë në studio regjistrimi ndërsa ende nuk ka realizuar muzikë të re që nga lansimi i albumit “ANTI” i vitit 2016. Ajo viteve të fundit është fokusuar kryesisht në firmën e saj të kozmetikës, Fenty Beauty.

Ajo ka vendosur të qëndrojë “e heshtur” sa i përket lansimit të ndonjë albumi apo kënge të re për disa vite tani, duke dhënë gjithmonë shumë pak informacione se çfarë është duke punuar./UBTNews/

Exit mobile version