UBT News

Rihanna ndihmon stafin në pastrimin e restorantit pasi i kërkoi të qëndronin hapur pas mbylljes

Rihanna ndihmoi stafin e restorantit, Caviar Russe, të enjten mbrëma, duke ndihmuar në rregullimin pasi ajo dhe një grup miqsh i kërkuan ekuipazhit të qëndronin hapur pas mbylljes, i tha një burim gazetës Page Six.

Rihanna kishte veshur xhinse të gjera, një fanellë të madhe të No Limit Records, bizhuteri Tiffany & Co. këtë natë.

Një burim tregon për Page Six se artistja mbërriti në restorant me gjashtë mike, ku së bashku shijuan specialitetet e restorantit deri në 02:00 të mëngjesit.

Ndërsa përfunduan mbrëmjen, këngëtarja e “Needed Me” u pa duke ndihmuar stafin të pastronte dhe të shtynte stolat e barit në vend, pasi ishte ajo që u kishte kërkuar të qëndronin kaq vonë.

Këngëtarja është parë shumë rrallë në rrugët e Nju Jorkut së fundmi, ajo është parë vetëm me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky./UBTNews/

Exit mobile version