UBT News

Rihanna mohon spekulimet se është fejuar

Këngëtarja e njohur me origjinë nga Barbadosi, Rihanna, është parë me një unazë diamanti, dhe kjo nga shumë është parë si një unazë fejese. Megjithatë, ajo e ka “mohuar” një gjë të tillë.

“Kjo? Unazë e vjetër? Silluni sikur nuk e keni parë kurrë këtë unazë”, tha me shaka 34-vjeçarja, si përgjigjie ndaj paparacëve në Los Angeles, kur u pyet nëse është fejuar me të dashurin A$AP Rocky.

Unaza është Sloan Solitaire nga Briony Raymond, të cilën Rihanna e ka vendosur disa herë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër.

Ndërsa Rihanna po qëndron e paqartë për çdo spekulim për fejesë, ajo ka e hapur kur bëhet fjalë për shtatzëninë e saj.

“Gjithçka është një sfidë, që nga veshja dhe mënyra se si do të bësh grimin. Por më pëlqejnë sfidat”, tha ajo. “Më pëlqejnë gjërat që më detyrojnë të jem krijuese dhe të krijoj në mënyra të reja. Dhe me bukurinë, ka shumë që mund të bësh”./UBTNews/

Exit mobile version