Rihanna po kërkon një qiramarrës për rezidencën e saj në Beverly Hills, por duhen shumë para për të qëndruar aty.
Këngëtarja 33 vjeçare kërkon 80 mijë dollarë në muaj për shtëpinë e saj, e cila ndodhet pranë shtëpive të yjeve si Paul McCartney.
Shtëpia ka hapësirë jetese prej 7,628 metra katrorë me pesë dhoma gjumi dhe shtatë banjo. Ajo e bleu atë vitin e kaluar për 13.8 milionë dollarë. Shtëpia përmban një skulpturë gjigante të demit të zi, një oborr qendror me një tarracë të madhe, pishinë e banjë, transmeton Klan Kosova.
