Rihanna po përballet me një reagim të ashpër për faktin që modelet e bardha kishin gërsheta në shfaqjen e saj të modës Savage X Fenty, transmeton UBT News.
Vëllimi 3 nga sfilata Savage X Fenty, lansuar në Amazon të premten, është kritikuar për ‘përvetësim kulturor’ nga njerëzit që u mërzitën duke parë modele të bardha me gërsheta.
Shfaqja ishte e larmishme, por disa kritikuan faktin që modelet e bardha, përfshirë Emily Ratajkowski, i kishin flokët në gërsheta, të cilat tradicionalisht janë kulturë e grave me ngjyrë.
Shumë shprehën opinionet e tyre në mediat sociale, duke postuar në Twitter se gratë e bardha që mbajnë flokët në këtë mënyrë përbëjnë përvetësim kulturor.
“Do të doja që të shkruaja diçka aq qesharake si [fakti që] Rihanna i ka vendosur të gjitha këto vajza të bardha në gërsheta për shfaqjen e Fenty”, shkroi komedianja Raina Morris.
Përndryshe, premiera ishte një sukses i madh, ku morën pjesë shumë mysafirë të famshëm, përfshirë supermodelen Gigi Hadid dhe Cindy Crawford Bella Poarch dhe yllin e “Drag Race” Gottmik.
Një shfaqje e mëparshme e markës në tetor të vitit të kaluar u akuzua për përvetësim kulturor për përfshirjen e një kënge që ofendoi besimtarët myslimanë. “Doom” i Coucou Chloe u luajt gjatë një shfaqjeje, këngë kjo që përmban pjesë nga një Hadith*.
Rihanna u kritikua ashpër në mediat sociale nga besimtarët mysliman, duke thënë se ishte “mosrespektuese” dhe “një tallje” me fenë e tyre.
Rihanna kërkoi falje, duke pranuar se ishte një “një gabim për shkak të pakujdesisë, padashje ofenduese”.
“Unë, më e rëndësishmja, do të doja të kërkoja falje për këtë gabim të sinqertë por të pakujdesshëm. Ne e kuptojmë se kemi l,ënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona muslimane, dhe jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo”, shkroi ajo në Instagram./UBTNews
Shënim:
*Hadithe cilësohen lajmet e trashëguara në fenë islame si me karakter profan ashtu edhe fetar.