Rihanna po mendon të krijojë një linjë veshjesh për fëmijë.
Këngëtarja nga Barbadosi u bë nënë në muajin maj, megjithëse ajo ende nuk e ka zbuluar emrin e djalit të saj. Por në një intervistë të re për Vogue, Rihanna zbuloi se është e interesuar që të krijojë një linjë të veshjeve për fëmijë.
“E dini, gjithmonë kam menduar të bësh gjëra për fëmijë do të ishte klishe. Por kur shkova për të bërë ‘shopping’, atëherë kuptova se, në rregull, ndoshta duhet të filloj të bëj gjërat që dua që fëmijët e mi të veshin sepse është e vështirë! Unë kam idetë e mia. Nuk kemi arritur ende atje, por është diçka që mund ta bëj. Do ta shohim”, tha ajo mes tjerash.
Rihanna lansoi një markë të modës në partneritet me grupin luksoz LVMH të quajtur Fenty në maj të vitit 2019./UBTNews/