HITS Double Daily, një gazetë që mbulon industrinë e muzikës në SHBA, ka njoftuar titullarët e mundshëm për Coachella 2023.
Ndër emrat kryesorë të përmendur, është grupi i vajzave me bazë në Korenë e Jugut, BLACKPINK, poashtu Rihanna, Red Hot Cilli Peppers dhe Justin Bieber, ndërsa blink-182 gjithashtu u shfaq në listë që nga shpallja e turneut të tyre të ribashkimit në fillim të këtij viti.
Këtu është lista e plotë e performancave në Coachella 2023, sipas HITS Daily Double:
Rihanna, Justin Bieber, Drake, Bad Bunny, Olivia Rodrigo, Blink-182, Travis Scott, Dua Lipa, SZA, Red Hot Chili Peppers, LCD Soundsystem, BLACKPINK, Chemical Brothers, Paramore, Skrillex & Tyler, The Creator.
Festivali do të mbahet në Empire Polo Club në Kaliforni. Ai do të fillojë më 14 prill dhe do të vazhdojë deri më 23 prill 2023.
Në Coachella 2022, Harry Styles, Billie Eilish, Kanye West dhe Swedish House Mafia përbënin listën kryesore fillimisht. West, megjithatë, u tërhoq me më pak se dy javë para festivalit.
Si rezultat, fansat mund të presin surpriza të minutës së fundit edhe në Coachella 2023./UBTNews/