Rihanna do të këndojë në Oscars. Ajo do të performojë hitin e saj të nominuar “Lift Me Up” në edicionin e 95-të të ndarjes së çmimeve nga Akademia, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt nga Teatri Dolby në Ovation Hollywood më datën 12 mars.
Kënga në fjalë është në fakt homazh për aktorin e ndjerë të “Black Panther”, Chadwick Boseman, i cili vdiq në moshën 43-vjeçare nga kanceri para tri vitesh.
Kjo shënon nominimin e parë të çmimeve Oscar për këngëtaren, e cila bëri një rikthim madhështor këtë vit me performancën e saj në SuperBowl — kjo pas disa vitesh pauzë./UBTNews/