UBT News

Rihanna dhe A$AP Rocky zbulojnë emrin e djalit të tyre

Rihanna dhe A$AP Rocky thuhet se e kanë quajtur djalin e tyre RZA Athelston Mayers, sipas Daily Mail.

Djali i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të klanit Wu-Tang.

Rihanna lindi djalin më 13 maj 2022, katër muaj pasi Page Six publikoi lajmin e shtatzënisë.

Ata nuk i dhanë fansave një pamje të vogël të foshnjës për disa muaj derisa Rihanna më në fund postoi një video të fëmijës së saj në Instagram.

Para lidhjes së saj me A$AP, Rihanna ishte në një romancë 4-vjeçare me biznesmenin saudit Hassan Jameel./UBTNews/

Exit mobile version