Këngëtarja me famë botërore, Rihanna dhe i dashuri i saj Asap Rocky, kanë qenë shpesh tema kryesore e mediave rozë prej zyrtarizimit të lidhjes së tyre. Megjithatë, ata duket se nuk duan ta lënë me kaq, transmeton UBT News.
“Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre për një fejesë të mundshme”, tha ekskluzivisht një burim i ‘Us Weekly’.
“Duke iu referuar sugjerimeve që Rocky ka kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të dy ata është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë vërtet të bukur që kanë krijuar”.
Burimi shtoi se edhe familja dhe miqtë e tyre e përkrahin idenë.
“Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Rihanna është një romantike e vërtetë, miqtë dhe familja e saj veçanërisht nëna e saj, kanë dëshirë ta shohin të martuar”./UBTNews