UBT News

Rigjykimi: ​Ish-ministri Ivan Todosijeviq dënohet me një vit burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me një vit burgim ish-ministrin Ivan Todosijeviq për shkak të veprës penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari në periudhën kohore deri sa ishte në pozitën e ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, me dashje kishte nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Exit mobile version