UBT News

Richarlison akuzon Conten: S’po më lë të luaj, dua shpjegime

Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison e ka fajësuar trajnerin Antonio Conten për mungesën e minutazhës së tij në fushë duke e akuzuar italianin edhe për mos përfshirjen në formacionin titullar ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.

“Spurs” janë eliminuar nga gjigantët e Serie-A pas barazimit 0-0 në të mërkurën mbrëma pasi kampionët në fuqi të Italisë kishin mundur skuadrën e Premierligës 1-0 në “San Siro” më 14 shkurt.

Sulmuesi brazilian Richarlison, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë kundër kuqezinjve, fajësoi trajnerin italian mënjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

“Po luaja mirë, fituam kundër Chelseat dhe West Hamit dhe papritmas isha në stol”, tha ai për “TNT Sports”.

“Kam luajtur pesë minuta kundër Wolves, kërkova arsyen dhe askush nuk më tha pse. Dje më kërkuan të bëja një test fitnesi në palestër dhe më thanë se do të luaja nga fillimi kundër Milanit. Ka gjëra që nuk mund t’i kuptoj. Nuk pati asnjë shpjegim përsëri, le të shohim se çfarë do të na thotë ai Conte, por nuk jam budalla, jam një profesionist që punoj shumë çdo ditë dhe dua të luaj”, shtoi ai.

“Spurs” aktualisht janë në top katërshe të Premier Ligës me 45 pikë në 26 ndeshje, por Liverpooli është vetëm tre prapa me një lojë më pak të zhvilluar.

Kontrata e Contes me Tottenhamin skadon në fund të sezonit, por ai nuk pritet të qëndrojë në klub përtej saj.

Exit mobile version