Mesfushori i Anglisë, Declan Rice, ka insistuar që ai dhe bashkëlojtarët e tij te Anglia janë plotësisht në mbështetje të Gareth Southgate .
Karriera e Southgate si trajner i “Tre Luanëve” për pak sa nuk përfundoi me një humbje poshtëruese ndaj Sllovakisë në raundin e 16-të në Euro 2024 të dielën mbrëma.
Megjithatë, një gol fantastik në minutën e 95-të nga Jude Bellingham e shpëtoi atë dhe ndeshja shkoi në vazhdime, pas së cilës Anglia siguroi fitore me rezultat 2-1 duke u kualifikuar në çerekfinale.
Southgate është përballur me kritika të shumta publike për përzgjedhjen e ekipit të tij dhe ngurtësinë taktike, me skuadrën e tij ende nuk ka bërë paraqitje bindëse pas ndeshjeve kundër Serbisë, Danimarkës, Sllovenisë dhe tani Sllovakisë.
Megjithatë, Anglia është ende e pamposhtur në Euro, dhe lojtarët e Southgate po i qëndrojnë besnikë shefit të tyre, sipas Rice.
Pas fitores dramatike të së dielës, Rice reflektoi: ‘Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që përfaqësoj Anglinë në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian. Ne jemi të bashkuar, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur këtë trajner. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, është nder të jemi pjesë e saj”, ka thënë Rice.