Veterani francez nuk do të vazhdojë qëndrimin në stadiumin “Artemio Franchi”. Ish-lojtari i Kombëtares së Francës, Franck Ribery edhe zyrtarisht është larguar nga Fiorentina, raporton vetë faqja zyrtare e klubit italian.
Kontrata e 38 vjeçarit me Fiorentinën ka skaduar, dhe të dy palët kanë rënë dakord që nuk do të ketë renovim të kontratës.
Në të kaluarën, Fiorentina ia kishte ofruar skuadrës së Lazios mundësinë për ta transferuar Riberyn, por që Lazio e kishte refuzuar këtë gjë.
Para se të kalonte tek Fiorentina në vitin 2019, francezi ishte pjesë e Bayern Munichut për 12 vite. Sezonin e kaluar në kampionatin italian Serie A, Ribery në 29 paraqitje, regjistroi dy gola dhe gjashtë asistime.