Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna. Pas përfundimit të procesit të votimit pjesëmarrja sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ishte rreth 45 për qind.
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka kryesuar në 19 nga 33 komunat ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale. Ndër vendet ku kryesoi kjo parti është kryeqyteti Shkup, por edhe Kërçova dhe Koçani, si dhe komunat e kryeqytetit, Karposh dhe Aerodrom.
Ndërkohë, partneri i tij në qeveri, koalicionit shqiptar VLEN, kryeson në pesë komuna: Bogovinë, Brvenicë, Dibër, Dollneni dhe Tetovë.
Kandidatët nga LSDM-ja opozitare kryesojnë në Qendër të Shkupit, si dhe në Krushevë, Zërnovc dhe Makedonska Kamenicë.
Komunat:
Kandidati i VLEN në Tetovë, Bilall Kasami, fitoi në garën e balotazhi, duke siguruar 21 mijë e katër vota ose 53.75 për qind kundrejt kandidatit tjetër shqiptar Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 15 mijë e 958 vota ose 40.84 për qind.
Dollnen
Kandidati i koalicionit VLEN Blerim Islami ka fituar bindshëm në raundin e dytë ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e koalicionit Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Sasho Velanovski.
Blerim Islami ka marrë 3 mijë e 979 vota ose 57.38 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha 40 vendvotimet në Dollnen.
Bogovinë
Ndërkaq, kandidati i koalicionit VLEN Feti Abazi ka fituar garën për kryetar të komunës Bogovinë në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai ka marrë 6 mijë e 371 vota ose 54.87 për qind, ndaj kandidatit tjetër shqiptar Besnik Emshi nga Aleanca Kombëtare për Integrim AKI me 5 mijë e 38 vota ose 43.39 për qind.
Studeniçan
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim AKI Ejup Abazi ka fituar balotazhin për kryetar në Studeniçan.
Pas numërimit të votave në të gjitha 31 vendvotimet e kësaj komune, Ejup Abazi ka marrë 4.353 vota ose 49.92 për qind.
Kandidati i pavarur Azem Sadiku ka marrë 4.159 vota ose 47.69 për qind.
Strugë
Mendi Qyra, kandidat i pavarur, ka fituar betejën për kryetarin e komunës së Strugës në balotazhin e 9 nëntorit.
Ai mori më shumë vota se kundërkandidati i tij Arsim Dalim nga Aleanca për Integrim Kombëtar – AKI.
Sipas rezultateve zyrtare nga numërimi i gjithsej 101 vendvotimeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se Mendi Qyra mori gjithsej 12.463 vota ose 49.47 për qind, ndërsa Arsim Dalipi 11.946 vota ose 47.42 për qind./S.K/KP/
