UBT News

Rezultatet e fundjavës në Premier League dhe La Liga

Screenshot

Fundjava në futbollin evropian solli ndeshje shumë interesante dhe rezultate të rëndësishme në Premier League dhe La Liga.

Premier League

Në Angli, Manchester United arriti fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Aston Villa me rezultat 3-1. Fitore të vlefshme mori edhe Arsenal që triumfoi 2-0 ndaj Everton.

Ndërkohë, Manchester City u ndal në barazim 1-1 në transfertë ndaj West Ham United, ndërsa Liverpool barazoi 1-1 me Tottenham Hotspur.

Surprizë ishte fitorja minimale 1-0 e Newcastle United në udhëtim ndaj Chelsea.

Në ndeshjet tjera, Crystal Palace barazoi 0-0 me Leeds United, po me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi mes Nottingham Forest dhe Fulham, si dhe përballja mes Burnley dhe AFC Bournemouth.

Fitore në udhëtim mori edhe Brighton & Hove Albion që mposhti Sunderland me rezultat 1-0.

La Liga

Edhe në Spanjë pati ndeshje interesante në La Liga. Real Madrid dominoi ndaj Elche CF me rezultat të thellë 4-1, ndërsa Atlético Madrid fitoi minimalisht 1-0 kundër Getafe CF.

Një fitore bindëse mori edhe Girona FC që mposhti 3-0 Athletic Club, ndërsa Real Sociedad triumfoi 3-1 ndaj CA Osasuna.

Në ndeshjet tjera, RCD Mallorca fitoi 2-1 ndaj RCD Espanyol, Real Betis barazoi 1-1 me Celta Vigo, ndërsa Real Oviedo mposhti 1-0 Valencia CF.

Ndërkohë, spektakël dhuroi FC Barcelona që mposhti Sevilla FC me rezultat të thellë 5-2.

E diela ishte gjithashtu një ditë e veçantë për klubin katalanas, pasi Joan Laporta u konfirmua si presidenti i ardhshëm i Barcelonës për herë të katërt. Ai fitoi zgjedhjet me 68% të votave, ndërsa rivali i tij Víctor Font mori 30%. Laporta siguroi 32,934 vota, duke regjistruar fitoren e dytë më të madhe në historinë e zgjedhjeve presidenciale të klubit, pas Sandro Rosell që kishte marrë 35,021 vota. Laporta u shpreh shumë krenar për këtë sukses.

 

Exit mobile version