Ndeshjet e fundjavës në volejbollin kosovar, në kuadër të Superligës A, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, kanë përfunduar me disa përballje interesante dhe rezultate të rëndësishme.
Te meshkujt, Ferizaj ka shënuar fitore të pastër 3:0 ndaj Pejës, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar në udhëtim ndaj Forcës me rezultat 3:1.
Fitore ka regjistruar edhe Ulpiana, e cila e ka mposhtur ekipin e Therandës me rezultat 3:1. Ndërkohë, Drita ka fituar një përballje mjaft të luftuar ndaj Lubotenit, duke triumfuar 3:2.
Te femrat, Fushë Kosova ka shënuar fitore 3:0 në përballjen ndaj Prishtina Elite, ndërsa Ferizaj ka mposhtur AAB Prishtina 75 me rezultat 3:1.
Fitore bindëse ka regjistruar edhe Drita, e cila ka triumfuar 3:0 ndaj Gjinocit.
Kështu, ndeshjet e fundjavës në Superligën A të volejbollit kosovar janë karakterizuar nga rivaliteti dhe përballjet interesante në të dyja konkurrencat.
D.L
