Skuadra e Wolfsburgut ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, duke rikthyer mesfushorin kosovar Elvis Rexhbecaj si transferim të lirë pas katër vitesh te Augsburg.
Drejtori sportiv Pirmin Schwegler theksoi se rikthimi i tij është i rëndësishëm jo vetëm për cilësitë në fushë, por edhe për karakterin dhe lidhjen e fortë me klubin. Rexhbecaj, i cili u rrit në akademinë e Wolfsburgut dhe debutoi në Bundesligë në vitin 2018, ka mbi 200 ndeshje në elitën gjermane dhe 16 paraqitje për Kosovën. Ai u shpreh i lumtur për rikthimin, duke theksuar se Wolfsburgu është vendi ku nisi karrierën e tij, ndërsa deri në fund të sezonit do të japë maksimumin për Augsburgun.
