Drejtori ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Azem Rexhaj, në Podcastin e UBT-së flet për punën e institucionit që drejton.
Misioni themelor i këtij institucioni, bashkëpunimi sa më i madh i bizneseve në Gjermani dhe në vendet gjermanishtfolëse me bizneset në Kosovë, Shqipëria e në rajonet e tjera shqiptare, deri tash është realizuar me mjaft sukses.
Rexhaj, që është edhe profesor në UBT, thekson rëndësinë e madhe që ka Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, duke ofruar një mundësi shumë të madhe bashkëpunimi, rrjetëzimi dhe, njëkohësisht, përfitimi të dyanshëm për bizneset. Kemi të bëjmë me një rrjet shumë të gjerë e të madh të kompanive, që duhet të shfrytëzohet për shtim e zgjerim të bashkëpunimit.
Për më shumë, ndiqni Podcastin: LINKU
