Tranzicioni global drejt energjisë së pastër dhe infrastrukturës inteligjente pritet të hapë mbi 30 milionë vende të reja pune deri në fund të dekadës, sipas Forumit Ekonomik Botëror (WEF).
Në këtë treg, inxhinierët e mjedisit dhe specialistët e energjisë efiçiente vlerësohen lart, me paga mesatare që arrijnë nga 110 mijë dollarë deri në 125 mijë sosh në vit. Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, UBT ofron programin Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme (180 ECTS), i cili u mundëson të rinjve të studiojnë sipas standardeve evropiane në Kosovë dhe të punësohen në distancë (remote) apo si konsulentë për tregun ndërkombëtar direkt nga vendi i tyre.
Programi Bachelor në Inxhinieri të Mjedisit dhe Infrastrukturë të Qëndrueshme në UBT gërsheton shkencat natyrore me inxhinierinë e aplikuar, duke përgatitur profesionistë të aftë për menaxhimin e ujërave, mbetjeve dhe transportit ekologjik.
Ky rrugëtim akademik i ndarë në tri faza nis në vitin e parë me ndërtimin e fondamentit akademik, ku studentët fokusohen në lëndët bazë si kimia, matematika, hidrologjia dhe fizika mjedisore, duke u pajisur njëkohësisht me aftësi të dizajnit digjital përmes platformës CAD.
Në vitin e dytë, programi kalon në fazën e inxhinierisë aplikative, ku studentët thellohen në studimin e ekologjisë, analizës së të dhënave dhe sistemeve të energjisë. Gjatë kësaj periudhe, një rëndësi e veçantë i kushtohet teknologjisë më të avancuar mjedisore, përfshirë inxhinierinë e ujërave të zeza dhe përdorimin e sistemeve gjeohapësinore përmes GIS dhe Remote Sensing.
Viti i tretë dhe i fundit është i orientuar drejt menaxhimit, legjislacionit mjedisor dhe udhëheqjes së projekteve. Ky cikël studimesh përmbylet me një praktikë profesionale të detyrueshme prej 10 ECTS dhe punimin e temës së diplomës prej 20 ECTS, hapa këta që sigurojnë kalimin e suksesshëm të studentëve nga auditorët e universitetit direkt në tregun global të punës.
Për shkak të procesit të tranzicionit të gjelbër në Kosovë dhe rajon, të diplomuarit kanë një fushë të gjerë punësimi në: Kompanitë e shërbimeve publike (Ujësjellës, mbeturina, energji); Agjencitë qeveritare dhe rregullatore mjedisore (MMPHI, AMMK); Kompanitë e ndërtimit, dizajnit të strukturave efiçiente dhe firmat konsulente për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Organizata Ndërkombëtare dhe OJQ me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm global.
APLIKO TANI ONLINE!
