UBT News

Revolucion te Roma, së paku gjashtë largime në verë

Roma tani më ka vendosur për ndryshime brenda skuadrës përpara se të hapet afati kalimtar i verës, me një numër të konsiderueshëm futollistësh të cilët nuk janë në planet e klubit, sipas raportimeve te mediumit italian ‘La Gazzetta dello Sport’.

Lista fillon me Rasmus Kristensen, më pas duke iu bashkangjitur Renato Sanches, Dean Huijsen, Serdar Azmoun, Angelino dhe Diego Llorente.

Këto largime do të ndihmonin kryeqytetasit të ulin shpenzimet e konsiderueshme, me klubin që kursen mbi 50 milionë euro bruto në paga. Largimi i Kristensen, Sanches dhe Huijsen, të cilët ishin të huazuar, do të thotë se ata do të kthehen në klubet e tyre në fund të huazimit të tyre. Përveç kësaj, Roma nuk do të ofrojë kontrata të reja për portierët Rui Patricio dhe Pietro Boer.

Megjithatë, pasiguria përfshin lojtarë të tjerë, si Romelu Lukaku, qëndrimi i të cilit në ekip nuk ka gjasa për shkak të vështirësive financiare të klubit për të garantuar nënshkrimin e tij të përhershëm nga Chelsea. Për më tepër, e ardhmja e Azmoun, Angelino dhe Llorente, aktualisht në huazim në klube të tjera, janë nën monitorim.

Në dyshime është edhe situata e Leonardo Spinazzolas, me italianin i cili ka një kontratë deri në qershor. Edhe pse agjenti i tij kishte treguar më parë se ai nuk do të zgjaste kontratën e tij, mbrojtësi i majtë ka luajtur rregullisht te Roma nën drejtimin e Daniele De Rossi, gjë që mund të çojë në shqyrtimin e një rinovimi të mundshëm.

Nëse të gjithë lojtarët largohen nga klubi në qershor siç pritej, Roma do të përfitojë nga kursimet e konsiderueshme të pagave, me rreth 51.2 milionë euro për sezonin 2024-2025./UBTNews/

Exit mobile version