Chelsea po përgatit një ndryshim madhështor në skuadër, me londinezët të cilët planifikojnë largimin e 15 futbollistëve në fundin e këtij sezoni.
Emrat e lojtarëve që lidhen me largimet e mundshme, janë figura të njohura, siç janë: Thiago Silva, Raheem Sterling, Kepa, Armando Broja, Marc Cucurella, Hakim Ziyech, Romelu Lukaku, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Malang Sarr, Chukwuemeka, Noni Madueke, Ian Maatsen, Lewis Hall dhe David Datro Fofana.
Paraqitjet e pakënaqshme të ekipit nën drejtimin e Mauricio Pochettino ka çuar në një kërkesë të zhurmshme për ndryshime nga tifozët.
I gjithë ky revolucion vjen pas investimit të jashtëzakonshëm të klubit londinez sa i përket tregut të transferimeve./UBTNews/