UBT News

Revolucion në sulm, Atletico Madrid shënjestron dy rivalët për “Pichichin”

Një javë përpara mbylljes së kampionatit për sezonin 2023/2024, Atletico Madrid ka filluar punën për edicionin e ardhshëm.

“Los Colchoneros” i janë vënë pas dyshes të cilët kryesojnë listën e golashënuesve për këtë sezon në La Liga. Bëhet fjalë për Alexander Sorloth, i cili aktivizohet te Villarreali dhe njëkohësissht është golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll, me 23 gola të shënuara deri më tani.

Në anën tjetër, në listë bën pjesë edhe sulmuesi ukrainas Artem Dovbyk. 24-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në La Liga me fanellën e Griona-s, ku edhe ka arritur të gjejë plotë 21 herë rrugën e rrjetës, teksa ka mbetur edhe një ndeshje deri në përfundim dhe gara për “Pichichin” mbetet ende e hapur.

Në rastin e Sorloth, emri i tij është aktual për shkak të katër golave ​​që shënoi kundër Real Madridit në fundjavë, por në anën tjetër edhe fakti se ai e njeh mjaftë mirë kampionatin spanjoll, ku më herët ka dhënë kontribut për Real Sociedadin, bën që skuadra e Diego Simeone-s të monitoroj me kujdes situate tij.

Në rastin e Dovbyk, mjafton të shohësh kontributin e tij gjatë këtij sezoni te Girona, që e mbyll La Ligan në vendin e tretë, me një pjesëmarrje historike në Champions League.

Sido që të jetë, të dy kanë janë ende nën kontratë me ekipet e tyre dhe do të ishte e nevojshme të negociohej me Villarrealin dhe Gironan.

Atletico do të duhet të përgatisë oferta të kënaqshme në mënyrë që t’i bind klubet në fjalë për t’i lënë të lirë futbollistët e tyre./UBTNews/

Exit mobile version