UBT News

Revista ELLE ndalon përdorimin e gëzofit të kafshëve në fotosesionet e saj

Revista e njohur e modës dhe lifestyle, ELLE, njoftoi se po ndalon gëzofin nga të gjitha faqet e botimeve të saj si një lëvizje për të mbështetur mirëqenien e kafshëve.

“Është një mundësi vërtet e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin për mirëqenien e kafshëve, për të forcuar kërkesën për alternativa të qëndrueshme dhe inovative dhe për të nxitur një industri më humane të modës”, tha drejtoresha e revistës, Valeria Bessolo Llopiz.

Bessolo Llopiz i tha Reuters se prania e gëzofit të kafshëve në faqet e publikimit “nuk është më në përputhje me vlerat [e revistës], as me lexuesit tanë”.

45 vende që botojnë revistën nënshkruan secila një statut për të ndaluar përmbajtjen që do të promovojë gëzofin e kafshëve në faqet e saj të shtypura, në internet dhe në mediat sociale, tregoi Bessolo Llopiz në konferencën e “The Business of Fashion’s VOICES 2021”.

Deri më tani, 13 botime e kanë zbatuar statutin dhe 20 të tjera do ta bëjnë këtë duke filluar nga 1 janari 2021.

Organizata për të drejtat e kafshëve PETA përshëndeti vendimin e revistës./UBTNews/

Exit mobile version