UBT News

Revanshi i Joshuas ndaj Usyk, zbulohen detaje të reja

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 25: Oleksandr Usyk punches as Anthony Joshua ducks during the Heavyweight Title Fight between Anthony Joshua and Oleksandr Usyk at Tottenham Hotspur Stadium on September 25, 2021 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Ekipi që qëndron pas kampionit të peshave të rënda, Oleksandr Usyk, pret të finalizojë datën dhe vendin e ndeshjes me Anthony Joshuan brenda dy javëve të ardhshme.

Shtatorin e kaluar në stadiumin Tottenhamit, Usyk e mposhti Joshua-n pas dymbëdhjetë raundeve për të rrëmbyer shiritat e peshave të rënda IBF, IBO, ËBA, ËBO.

Joshua më vonë pranoi ta ushtronte një klauzolë të menjëhershme të revanshit.

“Brenda dy javëve të ardhshme ne presim të finalizojmë detajet”, tha përfaqësuesi i Usyk, Alexander Krassyuk, për “Sky Sports”.

Sipas tij, lufta mund të zhvillohet në muajin qershor dhe Arabia Saudite është njëri nga vendet e preferuara.

“Ky vend është në diskutim për momentin”, tha Krassyuk për “Sky Sports” javën e kaluar. “Fundi i qershorit është gjithashtu koha që po shqyrtojmë tani.

“Shumë gjëra do të varen nga sa shpejt do të arrijmë t’i përfundojmë procedurat. E mira është se Usyk është tashmë në Evropë për të filluar përgatitjen e tij”, tha në fund ai.

Ndeshja e kthimit fillimisht ishte synuar të bëhej në maj, por ky skenar u shty kur Usyk u kthye në shtëpi në Ukrainë për të ndihmuar ushtrinë vendase në përpjekjet e tyre kundër pushtimit të vazhdueshëm nga Rusia.

Disa javë më vonë, Usyk njoftoi se po largohej nga Ukraina për të filluar stërvitjen e tij për revanshin e Joshuas.

Exit mobile version