Skuadra e Borussia Dortmundit përmes një komunikate në faqen zyrtare e ka konfirmuar se Marco Reus ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Pavarësisht spekulimeve dhe ofertave nga skuadra të njohura evropiane, ndër to edhe Manchester United, Reus vazhdon të jetë besnik ndaj Dortmundit.
Reus e ka rinovuar kontratën e tij me Dortmundin deri në muajin qershor të vitit 2024, pasi që dëshira e tij e vetme ishte që ta vazhdonte karrierën në “Signal Iduna Park”.
Mesfushori gjerman këtë verë do të hyjë në sezonin e tij të 12-të në fanellën e Dortmundit.