UBT News

Restoranti i Shqiptarëve ndër më të mirët në Dallas të Teksasit

Restoranti “Besa’s” në Dallas, Teksas në SHBA është cilësuar kohëve të fundit si një nga më të mirët në një prej qyteteve më të mëdha në SHBA. Restoranti i cili drejtohet familjarisht nga familja shqiptare Shala, është kthyer në një nga vendet e preferuara në qytetin e Dallasit, sidmos kohëve të fundit. Uebfaqja “Eater Dallas” e vendos “Besa’s Italian Restaurant” si picerinë e 9-të më të mirë në qytet.

Restoranti “Besa’s” operon prej 18 vitesh në veri të Dallas-it, dhe është themeluar nga z. Al Shala, i cili punon së bashku më familjen në restorant. Ajo që tërheq më shumë klientët e shumtë të restorantit, është mikpritja dhe shërbimi shumë familjar i stafit dhe vetë z. Shala. Patjetërsisht, menuja italiane e ofruar në Besa’s është e një cilësie shumë të lartë dhe komentet e klientëve në të gjitha platformat online e vlerësojnë ushqimin me notat më të mira.

Restoranti i shqiptarëve “Besa’s” në Dallas, me të vërtetë nuk është i specializuar për gatime tradicionale shqiptare, por ajo që duhet theksuar është se vlerat e këtij biznesi pasqyrojnë krenarisht ato vlera që ne ndajmë së bashku. Me një copëz të vogël shqiptarie në Dallas, familja Shala dhe “Besa’s”, na nderojnë me punën e tyre të palodhur edhe përkushtimin ndaj ushqimit e shërbimit të mirë. Ja pra, ambasadorët më të mirë të gjithë shiptarëve nëpër botë janë këta sipërmarrës të guximshëm dhe të palodhur si z. Shala, dhe ne do të duhej t’i mbështesnim e uronim ata gjithnjë.

“Besa’s Italian Restaurant” ndodhet në 7602 N. Jupiter Rd, Garland, Teksas, SHBA.

Exit mobile version