UBT News

Reshitaj: AAK ka nevojë për reformë, nëse s’mund ta pranojnë nuk mund të jem pjesë e gabimeve të së kaluarës

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj tha se ajo nuk është duke pasur komunikim me deputetët e kësaj partie.

Reshitaj tha se njerëzit brenda AAK-së me injorancën që po ia prezantojnë, po i japin asaj një mesazh të qartë se a do ta pranojnë mendimin ndryshe apo jo.

“Reforma në Aleancë është domosdoshme dhe në rast se nuk i pranojnë ndryshimet atëherë më vjen keq, por unë nuk mund të jem pjesë e gabimeve të së kaluarës”, është shprehur Reshitaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ajo thotë se nuk është duke e parë një reformim në AAK, por një gjë të tillë po e sheh në LDK e PDK.

“Në momentin që nuk do të ketë reflektim dhe nevojë të brendshme për ndryshim, atëherë do të jetë e vështirë që të jem brenda”, tha ajo.

Exit mobile version