UBT News

Republika Çeke ua ndalon pjesëmarrjen atletëve rusë në gara lokale

Qeveria çeke thotë se ua ka ndaluar të gjithë atletëve rusë pjesëmarrje në gara lokale, pasi pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.

Qeveria tha se ndaloi “pjesëmarrjen e sportistëve individualë dhe ekipeve sportive që përfaqësojnë Federatën Ruse në garat sportive dhe lojërat e organizuara në tokën çeke”.

Në të njëjtën kohë, atletët dhe ekipet që përfaqësojnë Republikën Çeke nuk duhet të marrin pjesë në garat e zhvilluara në Rusi, thuhet tutje në deklaratë./UBTNews/

Exit mobile version