Artistit të njohur, Kanye West, i është ndaluar të performojë në çmimet Grammy 2022 për shkak të “sjelljes së tij në internet”, sipas një zëdhënësi të artistit, përcjell UBT News.
Vendimi i Akademisë vjen disa ditë pasi Kanye bëri fyerje racore ndaj drejtuesit të “Daily Show”, Trevor Noah, i cili është planifikuar të presë shfaqjen vjetore të çmimeve muzikore muajin e ardhshëm. Vendimi gjithashtu pason muaj të tërë të mesazheve të vazhdueshme abuzive dhe të papërshtatshme të artistit drejtuar ish-gruas së tij, Kim Kardashian, dhe partnerit të saj, komedianit Pete Davidson.
Kanye është nominuar për pesë Grammy këtë vit, duke përfshirë albumin e vitit për Donda – të cilin ai e quajti sipas nënës së tij të ndjerë – dhe këngën më të mirë rap për “Jail”. Deri më tani, artisti ka fituar 22 Grammy dhe gjithsej 75 nominime.
Gjatë gjithë polemikave, Kanye ka pohuar se ai po përdor artin e tij për të punuar me ndjenjat e tij dhe se ai thjesht po përpiqet të ribashkojë familjen e tij./UBTNews/