Të gjithë fansat që kanë pritur me padurim të takojnë reperin Samra, tashmë ëndrra e tyre do të bëhet realitet.
Menaxhari i njohur i shumë artistëve evropian, Shpend Morina, i cili është menaxheri i vetëm që ka të drejtë t’i sjellë artistët e huaj në Kosovë dhe Ballkan, po ua realizon kërkesën e shumë fansave.
Samra do të vie në Kosovë të premten (06.08.2021), ku pritet të mbajë një koncert madhështor në Gërmi.
Samra famë të madhe mori në Kosovë pas bashkëpunimit që solli me Kidën, e që u shndërrua në hit menjëherë pas publikimit.