UBT News

Reperi i njohur i rikthehet muzikës pas disa vitesh

Sean “Diddy” Combs i është rikthyer zyrtarisht biznesit muzikor.

Të martën, themeluesi i Bad Boys Records, i kthyer në sipërmarrës, njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje ekskluzive për një album me Motown Records.

“Muzika ka qenë gjithmonë dashuria ime e parë”, tha Combs. “Love Records është kapitulli tjetër. [Ka të bëjë] për t’iu rikthyer dashurisë dhe për të bërë muzikën më të mirë të jetës sime”, shtoi ai.

Combs u tërhoq nga muzika në vitin 2016, duke i thënë revistës Cigar Aficionado se albumi i tij “No Way Out 2” do të ishte i fundit.

Ai thotë se është gati të shijojë sërish muzikën, dhe labeli i ri Love Records, “do t’i përkushtohet muzikës R&B dhe do të publikojë këngë dhe projekte bashkëpunuese nga një kolektiv artistësh, producentësh dhe kantautorësh të klasit botëror”, thuhet në publikim./UBTNews/

Exit mobile version